Transmetuar më 05-09-2017, 13:16

Nëse mengjesin e sotëm një prej miqve tuaj ju kishte bërë tagg në një video dhe ju e keni hapur, hackerat sapo kanë marrë të dhënat tuaja personale.

Herë pas here hackerat gjejnë mënyra të ndryshme për të hyrë në llogarinë tënde personale në rrjetet sociale ku të ftojnë për të klikuar në linqe të ndryshme, ose të shohësh video të miqve tuaj “të zhveshur” “duke kënduar në dush”: mënyra nga më intrigueset që t’ju bëjnë ju që të hapni linkun.

Virusi që po qarkullon që mëngjesin që mëngjesin e sotëm në Facebook të fton që të shohësh një video ku thjesht të shfaqin foton e mikut tuaj dhe të bëjnë tagg në koment ty së bashku me një numër të madh të friendsave.

Kini kujdes që linqe të tilla të mos happen pasi mund t’ju marrin të dhënat tuaja personale, ose më tepër llogarinë peronale.

Pak ditë më parë pre e një sulmi nga hackerat ra dhe këngëtarja e njohur Selena Gomez, të cilës i postuan disa foto nga ish i dashuri i sa Justin Bieber.