Transmetuar më 05-09-2017, 00:51

Një libër me titull Top 5 keqardhjet në prag të vdekjes”, nga infermierja Bronnie Ware ka bërë bujë.

Infermierja ka zbuluar gjërat më të zakonshme për të cilat janë penduar pacientët e saj në prag të vdekjes. Ajo shkruan se gati të gjithë pacientët shqetësoheshin më së shumti për marrëdhëniet që kishin ndërtuar me të tjerët, dhe se të qenit vërtetë i lumtur nuk ishte për shkak të parave, famës apo suksesit.

Ware thotë: “Njerëzit mashtrohen pas punëve të tyre financiare sa më shumë që të jetë e mundur. E në fund e gjitha çfarë ka rëndësi për ta është dashuria dhe marrëdhëniet”.

Këto janë gjërat që më së shumti janë penduar njerëzit në prag të vdekjes:

1. Sikur të kisha guximin të jetoja jetën që desha unë në të vërtetë, jo jetën që të tjerët dëshiruan ta jetoja.

Ky ishte pendimi më i zakonshëm i njerëzve, jetët e të cilëve ishin kontrolluar më shumë nga të tjerët se sa nga vetë ata.

2. Sikur të mos kisha punuar kaq shumë.

Çdo pacient mashkull pendohej për këtë. Ata ndjeheshin se kishin kaluar shumë pak kohë me familjen.

3. Sikur të kisha guximin për t’i shprehur ndjenjat e mia.

Shumë pacientë rrëfeheshin se i kishin mbajtur ndjenjat për vete në mënyrë që të mbanin paqen me të tjerët. Ware tha se shumica ishin sëmurë për shkak të mllefit që kishin ndjerë si rezultat i fshehjes së ndjenjave të vërteta.

4. Sikur të kaloja më shumë kohë me miqtë.

Mund të jetë e vështirë të kalosh shumë kohë me miqtë kur rritemi dhe jeta vështirësohet, dhe nuk është e pazakonshme që t’i harrosh njerëzit përderisa jeton jetën. Pacientët në prag të vdekjes nuk e kishin kuptuar në të vërtetë vlerën e miqve të tyre, derisa ishte shumë vonë.

5. Sikur të isha më i lumtur.

Shumë prej tyre nuk e kishin kuptuar deri në prag të vdekjes se lumturia është një zgjidhje që e bëjmë, tha Ëare. Frika për ndryshim, kënaqja e personave të tjerë dhe zakonet e përgjithshme që i kishin formuar ata në jetë, i kishin parandaluar ata për të qenë të lumtur.