Transmetuar më 04-09-2017, 21:52

Nga Spartak Ngjela

1. Ka që në muajin maj që, që të tre, me këtë po merren. Duan të bashkojnë në akt politik PS-në me PD-në.

Por janë në hall tani se Rama i fitoi i vetëm zgjedhjet, dhe themeluesit e Partisë Socialiste, që janë ende të fortë në PS, po kuptohet se nuk e lejojnë këtë.

Prandaj Rama është në hall dhe vjen vërdallë. Por nuk ka as financë për qeverinë e re, se Perëndimi i kërkon Reformën në Drejtësi, kurse bashkimi i këtyre të treve këtë Reformë po kërkon ta bllokojë.

Para disa ditësh, për turp historik, për t'i krehur bishtin Erdoganit, Rama krijoi edhe një mbulim artificial të monumentit të Skënderbeut.

Se s'ka as para, prandaj i lutet Erdoganit.

Po pse, me otomanët do mundë shqiptarët ky?

Po ku pyet heroi ynë kombëtar për Ramën dhe Erdoganit! Ku ka forcë ta mundë atë në betejë.

Rama do ta mundë!?

Këta janë fëminorë që i lindi një histori e keqe e këtij vendi. Në fakt, kjo është e vërteta.

2. Por, ç'është ky bashkim partish që duan të bëjnë këta heronj të mëdhenj të demokracisë?

Ky është brezhnjevizmi modern, sepse Leonid Brezhnjevi, tha në Moskë në vitet shtatëdhjetë: ne nuk kemi nevojë për pluralizëm se partia jonë është "Parti e të gjithë popullit".

Këtë kërkojnë të na bëjnë edhe këta? Janë në hallin e antikorrupsionit, prandaj. Ky hap i bashkon.

Por nuk shpëtojnë dot, se këto janë naivitete që i lind ngaherë nevoja e rreptë e mbijetesës politike.

3. Në fakt kjo është marrveshja parazgjedhore Basha-Rama, por, siç e kam analizuar, dështoi se Partia Socialiste mori 74 vende në Parlament.

Këta kërkuan që të bashkonin PD me PS, dhe ta mbyllnin në funksion të të treve gjithëçka, dhe sidomos të bllokonin Reformën në Drejtësi.

Atëherë?

Rama u pa qartë se luajti për të humbur, me nonsenset e tepsive e të tiganëve, por ja që shqiptarët u treguan më të mënçur. Dhe, në fakt, po ta shohësh thellësisht me një optikë politike, ata e kanë rrëzuar tani Ramën, prandaj po vjen vërdallë ky, dhe po shkon deri te Erdoganit, dhe po fyen rëndë ndjenjën kombëtare të popullit të vet, duke goditur heroikën e tij historike.

Në fakt Rama tentoi të shiste me para heroikën historik e të kombit shqiptar.

Po ta përsërisë, do ta pësojë shumë keq.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al