Transmetuar më 04-09-2017, 19:58

AKR e Behgjet Pacollit ka firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit me koalicionin PAN, një hap ky që nga analistët në Kosovë lexohet si fundi i një krize disamujore politike në këtë shtet.

Marrëveshja në fajlë është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR-së, Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur, duke thënë se pret të kenë hapësirë për të punuar.

“Ne na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

Ndërkohë, ky i fundit është kandiduar për kryetar komune nga kryesia e AKR-së.

Po ashtu, në datën 7 shtator, është parashikuar që të mbahet seanca e radhës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryeparlamentari i ri, që me shumë gjasë do të jetë Kadri Veseli. /k.k/noa.al/