Transmetuar më 04-09-2017, 14:54

Urthi është një formë dispepsi ose mostretjeje. Ajo shkaktohet nga refluksi i ezofagut. Urthi është simptoma kryesore e refluksit gastroezofageal dhe është përshkruar si një ndjenjë djegieje prapa gjoksit që zakonisht ngrihet drejt fytit.

Urthi shpesh ndodh pas të ngrënit ose të shtrirës. Herë pas here mund të lërë gjithashtu një shije të hidhur apo të thartë në gojë, kur përmbajtja e acidit në stomak rritet. Urthi është një ndër simptomat më të zakonshme të tretjes.

Pjesa më e madhe e njerëzve do të përjetojnë urthin rastësisht. Kjo nuk përbën shkak për alarm. Nëse urthi ndodh shpesh ose ndërhyn në aktivitetet ditore, atëherë mjekët e quajnë këtë sëmundje të refluksit gastroezofageale (GERD ose GORD). Me kalimin e kohës GORD mund të çojë në komplikacione.

Ushqimet, sasia e ushqimit qe konsumoni dhe koha kur e konsumoni lidhen drejtëpërdrejtë me këtë problem. Këto janë ushqimet që janë të ndaluara nëse vuani nga urthi:

1. Agrumet (portokalli, limoni, qitro etj)

2. Kafeina 

3. Çokollata

4. Domatet

5. Pijet me sheqer

6. Ushqimet pikante

7. Mente

8. Alkool

9. Ushqimet me yndyrna

10. Ushqime të skuqura

11. Hudhra dhe qepë. /b.l/noa.al/