Transmetuar më 04-09-2017, 14:38
Publicitet

E vënë mes dy zjarreve, një vajzë e re në gjendje të rënduar psikologjike, ka prerë damarët në tentativë për t’i dhënë fund jetës, pas një debati që kishte pasur me të atin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë së dielës në fshatin Pocestë, në Maliq të Korçës.

Gjatë mesditës së djeshme, në banesë, ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët e duarve, 21-vjeçarja R.L., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur pasi kishte bërë fjalë me të atin, i cili kundërshtonte një lidhje dashurie që ajo kishte krijuar prej disa kohësh.

Në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte prekur nga fjalët e të atit dhe e vënë përballë zgjedhjes “ose familjen ose atë”, e reja ka ndërmarrë aktin tragjik.

21-vjeçarja është gjetur nga familjarët e larë në gjak, të cilët në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe dërgimit në spital ka mundur të shpëtohet në kohë.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për vlerësim, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Loading...