Transmetuar më 03-09-2017, 17:51
Publicitet

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kosovë ndërmjet një çifti.

Një çift ka përfunduar në spital pas sherrit të dhunshëm me njëri tjetrin.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 në Podujevë, babai i gruas së përfshirë në sherr ka bërë denoncim në polici, se vajza e tij është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka parë se gjatë përleshjeve që të dy kanë pësuar dëmtime.

Ata më pas janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Pas marrjes në pyetje ata janë liruar, ndërsa gruaja ka shkuar në shtëpinë ë prindërve./a.k/noa.al/