Transmetuar më 03-09-2017, 16:40

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kosovë, teksa një person ka dhunuar fizikisht Vëllanë dhe gruan e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Drenasit.

Mësohet se dhuna ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Të tre personat kanë pësuar dëmtime trupore, teksa i dyshuari është dërguar në spitalin e Drenasit ndërsa 2 të tjerët janë dërguar, të cilët kanë pësuar dëmtime më të rënda janë dërguar në QKUK.

Mediat vendase shkruajnë se policia gjatë kontrollit, ka sekuestruar një armë gjahu e cila dyshohet se është në pronësi të dyshuarit, por nuk është përdorur.

Ndërkaq i dyshuari është liruar dhe rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse./a.k/noa.al/