Transmetuar më 03-09-2017, 16:16

Përfaqësuesja e Kosovës është mundur minimalisht përballë Kroacisë me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i këtij takimi të luajtur në Kroaci, u shënua në minutën e 74’ nga qendërmrojëtsi Vida.

Goli erdhi pas një goditjeje dënimi dhe Vida ka mposhtur lehtësisht Ujkanin me kokë.

Pas kësaj fitoreje, Kroaci pozicionohet në vendin e parë në grupin I, për kualifikueset e Botërorit.

Ndërkaq pas kësaj humbjeje Kosova mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Takimi Kroaci-Kosovë u ndërpre ditën e djeshme në minutën e 22 për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe rifilloi sot por fatkeqësisht Kosova nuk arriti të merrte dot pikë.

Ndërkaq ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë përballë Finlandës, më 5 shtator./a.k/noa.al/