Transmetuar më 03-09-2017, 15:48

Larja e dhëmbëve është një “detyrim” që bëhet zakonisht në mëngjes dhe në mbrëmje, duke qenë se pjesën tjetër të ditës njerëzit nuk kanë mjaftueshëm kohë. Dhëmbët janë një ndër gjërat që njerëzit neglizhojnë më shumë. Moskujdesi ndaj tyre mund të shkaktojë shumë rreziqe në shëndetin e përgjithshëm.

Kështu, konsiderojeni larjen e dhëmbëve dhe kujdesin ndaj tyre si një argëtim sepse do t’ju vlejë pa masë. Mënyra më e mirë për t’i bërë dhëmbët tuaj të duken të shëndetshëm gjatë gjithë kohës, është të përdorni metoda natyrale. Jamballi është një rrënjë e cila ju vjen në ndihmë dhe ju mund ta përdorni sa herë të shikoni se dhëmbët tuaj duken të papastër. Zakonisht, bakteret e pranishme në gojë veprojnë mbi sheqernat dhe i kthejnë ato në acid që mund të prishin shumë dhëmbët, shkruan Shije. Kur përdorni pasta dhëmbësh të gatshme, kjo gjendje rëndohet akoma më shumë, duke shkaktuar aromë të pakëndshme dhe zverdhje të dhëmbëve. Kështu, jamballi zvogëlon bakteret e pranishme në pështymë, të cilat janë përgjegjëse për zverdhjen dhe problemet e tjera me dhëmbët. Mjafton të merrni pak nga kjo rrënjë dhe ta përtypni për 5-10 minuta. Më pas lajini dhëmbët me ujë të pastër. Bëjeni këtë 2-3 herë në ditë nëse dëshironi rezultate të shpejta. Shënim: Jamballin e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore.