Transmetuar më 02-09-2017, 23:05

Shqipëria përforcon pozitat e vendit të tretë në grupin G, duke shpresuar edhe për vendin e dytë.

Maqedonia ka befasuar Izraelin vendas në takimin e mbrëmjes së sotme duke fituar 1-0 me gol të Pandev.

Ndërkaq Spanja është konfirmuar lider i grupit pasi mposhti Italinë në mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-0.

Golat për spanjollët u shënuan nga Isco (2) dhe Morata.

Ndërkaq Shqipëria fitoi 2-0 përballë Lihtenshtejnit me golat e Roshit dhe Agollit.

Renditja e grupit H është: Spanja 19 pikë, Italia 16 pikë, Shqipëria 12 pikë, Izraeli 9 pikë, Maqedonia 6 pikë dhe Lihtenshtejni 0 pikë.

Ndërkaq më 5 shtator Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Maqedonisë./a.k/noa.al/