Transmetuar më 02-09-2017, 21:53

Mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj insiston se nuk ka shumë dallim në mes të Christian Panuccit dhe Gianni de Biasit

Ai tha se Panucci është më i ri, por idetë të dy trajnerët i kanë shumë të përafërta.

“Nuk është se ndryshon shumë se janë dy trajnerë që janë njëlloj për ca gjëra, Panucci është pak më i ri, me ide janë njëlloj. Ishte pak i emocionuar, e pashë që në fillim. Por besoj se ishte normale se ishte ndeshja e parë me Kombëtaren”, tha Memushaj për Supersport.

Ai foli edhe për ndeshjen ndaj Maqedonisë, ku tha se do të tentojnë vetëm fitore.

“Që nga nesër do të mendojmë për të, do të kërkojmë çdo mënyrë të fitojmë. Normale ka probleme, se ka lojtarë që kanë luajtur me shumë, ka që kanë bërë më pak, apo si unë që kam tre muaj pa luajtur. Trajneri i di, i ka vlerësuar, që nesër do fillojmë rikuperimin për ndeshjen me Maqedoninë”.