Transmetuar më 02-09-2017, 19:53

Shqipëria ka marrë tre pikë me vlerë përballë një kundërshtari modest si Lihtenshtejni.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve.

Pjesa e parë e takimit, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, edhe pse Shqipëria luajti në gjysmëfushën e Lihtenshtejnit pothuajse gjatë gjithë 45-minutëshit.

Ka qenë mesfushori Odise Roshi ai që ka zhbllokuar rezultatin duke shënuar në minutën e 54’ të takimit.

Golit i dytë dhe përfundimtar i këtij takimi është shënuar nga mbrojtësi Ansi Agolli në minutën e 78’ të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria pozicionohet në vendin e tretë me 12 pikë dhe që ka përpara Spanjën dhe Italinë me nga 16 pikë.

Ky është takimi i parë për kombëtaren shqiptare me trajnerin e ri italian, Christian Panucci, duke e nisur me këmbë të mbarë.

Takimin e ardhshëm Shqipëria do ta ketë përballë Maqedonisë në transfertë, ku edhe në këtë ndeshje do të kërkohet fitorja./a.k/noa.al/