Transmetuar më 02-09-2017, 18:52

Mbyllet Pjesa e parë e takimit Shqipëri-Lihtenshtejn me rrjeta të paprekura.

Takimi i cili nisi në orën 18:00, luhet në “Elbasan Arena”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Edhe pse ndeshja u zhvillua në gjysmëfushën e Lihtenshtejnit, kuqezinjtë nuk arritën ta gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Ky është takimi i parë për kombëtaren shqiptare me trajnerin e ri italian, Christian Panucci.

Ndërkaq Shqipëria e nisi lojën me këtë formacion:

Berisha, Hysaj, Agolli, Basha, Memushaj, Llullaku, Mavraj, Grezda, Ajeti, Roshi, Abrashi.

Takimin e radhës Shqipëria do ta luajë përballë Maqedonisë. /a.k/noa.al/