Transmetuar më 02-09-2017, 17:56

Shqipëria do të luajë pas pak minutash takimin përballë Lihtenshtejnit në "Elbasan Arena".

Ky takim luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, ndërsa Shqipëria do të kërkojë një fitore përballë kundërshtarëve modestë.

Ky është takimi i parë për kombëtaren shqiptare me trajnerin e ri italian, Christian Panucci.

Ndërkaq janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Më poshtë keni formacionin e Shqipërisë.

Berisha, Hysaj, Agolli, Basha, Memushaj, Llullaku, Mavraj, Grezda, Ajeti, Roshi, Abrashi.

Takimin e radhës Shqipëria do ta luajë përballë Maqedonisë. /a.k/noa.al/