Transmetuar më 02-09-2017, 15:45

Shumë produkte që në Shqipëri mund t’i gjesh në çdo cep, në çdo dyqan apo edhe supermarkete, në fakt nuk lejohen në Amerikë. Ja cilat janë disa prej tyre.

Kumbulla e verdhë

Fruti i kumbullës me ngjyrë të verdhë të errët, njihet si një frut i ëmbël dhe plot shije që përdoret kryesisht për prodhimin e kompostos në Shqipëri dhe në SHBA si përbërës i tortave të ndryshme.

Ky frut gjendet gjerësisht në Francë, shtet i cili zë rreth 70% të prodhimit botërorë të këtij fruti të shëndetshëm, shkruan Shije. Kjo lloj kumbulle ka qenë e lejuar të konsumohej në SHBA deri në vitin 1996, por për shkak se rritet në një zonë tepër të kufizuar dhe është promovuar si një produkt i cilësisë së lartë dhe i mbrojtur si produkt i origjinës, është thuajse e pamundur që kjo lloj kumbulle të gjendet për t’u konsumuar në SHBA, veçse rasteve të importit.

Në Shqipëri kjo kumbull rritet dendur, kryesisht në zonat kodrinore pranë Ultësirës Perëndimore dhe praktikisht është lehtësisht e konsumueshme.