Transmetuar më 01-09-2017, 21:28

Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Lihtenshtejnit. Trajneri i Kombëtares ka deklaruar para mediave se skuadra është përgatitur mirë, ndërsa shton se formacionin do e zbulojë nesër.

“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur. Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër.

Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares. Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo.

Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës. Zgjedhjen do ta shihni nesër. Unë jam mësuar t’ua them formacionin lojtarëve më parë.

Sjellja është normaliteti i jetës, nëse duhet të jesh brenda orës 1 në grumbullim, nuk është vend pune ku kërkohet leje. Për më shumë nuk dua të flas më për këtë, se më e rëndësishme është ndeshja e nesërme”, ka deklaruar ai. /b.l/noa.al/