Transmetuar më 01-09-2017, 19:44

Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit janë përballur me një surprizë të këndshme sot, teksa kryenin seancën e radhës stërvitore.

Një ditë pas përballjes me Lihtenshteinin, kampi Kuq e Zi është vizituar nga ish-trajneri, Xhani De Biazi.

Në pamje duket italo-shqiptari teksa takon me buzëqeshje të gjithë lojtarët në fushë. Më pas, ai që e çoi Shqipërinë deri në kampionatin europian, shfaqet teksa u jep disa këshilla djemve të Kristian Panuçit.

Asnjë nuk e priste këtë vizitë, sa të papritur aq edhe të këndshme.

Ky takim vjen një ditë pas ndeshjes me Lihtenshteinin në “Elbasan Arena”, të shtunën në orën 18:00. /k.k/noa.al/