Transmetuar më 01-09-2017, 16:56

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 2 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Perspektivat për jetën tuaj në çift janë shumë të mira gjatë kësaj dite. Do ndiheni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do ia prishni qejfin njeri-tjetrit. Beqarët nuk do jenë gati për të krijuar një lidhje dhe do vazhdojnë të kenë të njëjtin status. Në planin financiar do kaloni disa vështirësi të vogla, por situata do fillojë të stabilizohet shumë shpejt.

Demi 

Partneri/ja do iu bëjë një propozim mbresëlënës gjatë kësaj dite të cilin ju duhet ta pranoni pa u menduar dy herë. Të gjithë ëndërrojnë atë që do iu ndodhë juve. Beqarët do kërkojnë në çdo vend, por sërish nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Financat do jenë të mira. 

Binjakët

Bashkëpunimi dhe besimi reciprok do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Atmosfera do jetë përgjithësisht e ngrohtë dhe pa probleme. Beqarët do tërhiqen mjaft nga persona të cilët kanë një lidhje tjetër. Kujdes, mos bëni gjëra për të cilat do pendoheni. Financat do jenë të paqëndrueshme, merrni masa. 

Gaforrja

Dëgjojini ato që do iu thotë partneri/ja juaj sot sepse përndryshe do keni debatet të ashpra me të. Gjithmonë mund të gjendet koha e duhur për të bashkëbiseduar qetësisht. Miqtë do i prezantojnë beqarët me persona mjaft interesantë, por ata do jenë të turpshëm dhe nuk do përfitojnë aspak. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin sepse do digjeni keq. 

Luani

Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Gjithçka do e bëni në bashkëpunim me partnerin/en dhe nuk do i mbani aspak mëri atij për sjelljen jo shumë të mirë gjatë kohëve të fundit. Një pjesë e beqarëve do fillojnë aventura kalimtare, ndërsa një pjesë do duan të shijojnë lirinë. Financat do lënë goxha për të dëshiruar.

Virgjëresha

Perspektivat janë shumë të mira për jetën tuaj në çift sot. Partneri/ja do iu surprizojë në çdo moment dhe do iu bëjë të ndiheni në çdo moment të dëshiruara. Beqarët me shumë gjasa do njohin persona të rinj me të cilët do ia vlejë të nisin histori dashurie. Paratë do duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Peshorja

Jeta në çift do iu sjellë shumë gëzim dhe harmoni gjatë kësaj dite. Do kaloni momente vërtet emocionuese dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë. Beqarët duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe jo të krijojnë një lidhje sa për sy e faqe. Në fund të fundit është jeta e tyre. Për shkak të disa shpenzimeve urgjente që do iu duhet të bëni situata do jetë delikate. 

Akrepi

Influenca e yjeve në planin tuaj sentimental do jetë shumë kontradiktore sot. Matuni mirë para se të flisni me partnerin/en. Beqarët do jenë shumë sensualë dhe do marrin ftesa për të dalë nëpër takime. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura kështu që mund të rrini të qetë në këtë plan. 

Shigjetari

Do bëni shumë lëshime ndaj partnerit/es tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do fillojë të jetë më e ngrohtë se dikur. Për çdo gjë do flisni hapur me të. Beqarët do kalojnë shumë kohë me miqtë dhe nuk do kenë kohë të kërkojnë dashurinë. Në planin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet.

Bricjapi

Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje që prej shumë kohësh. Disa do mendojnë edhe për një bashkëjetesë të mundshme. Beqarët duhet të bëjnë kujdes para se të hedhin çdo lloj hapi. Financat do kenë goxha tronditje për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer kohët e fundit. 

Ujori

Do mbylleni në vetvete gjatë kësaj dite dhe nuk do i shprehni asgjë atij që keni në krah. Kjo do krijojë një hendek të thellë ndërmjet jush i cili vështirë se do mbushet aq lehtë. Beqarët do kenë një takim të papritur, por që mund t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Në planin financiar hidhni hapa të mirëmenduar që ta përmirësoni situatën.

Peshqit

Do jeni shumë të qartë për atë që doni të bëni sot në lidhjen tuaj dhe do flisni seriozisht me partnerin/en. Ai/ajo do tregohet i kuptueshëm dhe do pranojnë çdo vendim tuajin. Beqarët nuk do jenë shumë në humor për të kërkuar dashurinë dhe do vazhdojnë të kenë të njëjtin status. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes. /b.l/noa.al/