Transmetuar më 01-09-2017, 10:33

Diferencat arsimore dhe profesionale duket se kanë qenë shkak i mosmarrëveshjeve të shumta mes dy ish-bashkëshortëve, Fildes Hafizi e Fadil Kasemi.

Të martuar me mblesëri 17 vjet më parë, kur Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër, çifti për afro 15 vjet jetuan bashkë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Ajo ishte me arsim të lartë, drejtoreshë në një kopsht, ndërsa ai me të mesme, tregtar në “Tregun çam”.

U bënë prindër të dy fëmijëve, një djali 14 vjeç dhe një vajze 16 vjeçe, që sivjet futet në shkollën e mesme. Mikesha të afërta të Fildesit tregojnë peripecitë që ajo ka kaluar, kryesisht vitet e fundit, pasi nisi të ngjiste shkallët e karrierës, duke filluar një fakultet të

dytë, ku u diplomua juriste.

Ky duket se ka qenë një problem për ish-bashkëshortin e saj, të mësuar me idenë se në kopshtin ku ajo ishte drejtoreshë do ta kishte nën kontroll, ndërsa si gjyqtare do të ishte më lart se ai, shkruan ‘panorama’.

Vite më parë ajo iu bind “urdhrit” të tij, duke refuzuar propozimin për inspektore në Drejtorinë e Arsimit. Por më pas vendosi që të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e

sistemit të drejtësisë.

Ndonëse ishin në gjendje shumë të mirë financiare, pasi i shoqi ishte pronar i një dyqani të madh te “Tregu çam”, ajo studimet për Drejtësi i vazhdoi me bursë, të cilën e fitoi falë

rezultateve të shkëlqyera.

Madje, fitoi edhe Magjistraturën, duke u bërë gjyqtare e, nga ana tjetër, ishte edhe pedagoge në universitetin privat ku ajo u diplomua juriste

Vajza e gjyqtares së vrarë, drithëron me fjalët për të ëmën: Heroina ime! Babai monstër

Vrasja e gjyqtares, fqinja tregon bisedën e fundit me të: Çfarë i ndodhi të dielën e kaluar

Vrasja e gjyqtares, ish-burri: U kërkoj falje fëmijëve

Ish-deputetja kushurirë me gjyqtaren e vrarë: I morën jetën egërsisht një vajze të rrallë

Rrëfehet ish-burri i gjyqtares së vrarë, tregon arsyet e krimit

Publikohet dëshmia e gjyqtares së vrarë, tregon si e fali burrin në vitin 2015

Ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten, pranga ish-burrit të gjyqtares

Biseda e gjyqtares me kolegen para ekzekutimit: Kam frikë, ai mund të më vrasë

Vritet me armë zjarri një gjyqtare në Tiranë, i dyshuar ish-bashkëshorti

Ekzekutim me armë zjarri në Tiranë, burri vret ish-gruan