Transmetuar më 01-09-2017, 09:30

Fadil Kasemi, ish-bashkëshorti i gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, ka shprehur pendesë për krimin e rëndë që tronditi mbarë vendin mesditën e së enjtes.

Në një prej zonave më të populluara të Tiranës, e njohur si “Xhamlliku”, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri nënën e dy fëmijëve të tij, Fildesen.

“Më vjen shumë keq për fëmijët. U kërkoj falje. Jam penduar shumë për atë që bëra, por isha shumë i rënduar psikologjikisht”, ka thënë ai në polici, duke pranuar krimin.

I dyshuari ka deklaruar se situata i ka dalë nga kontrolli dhe se nuk e di se si e ka shkrepur armën.

Por 53-vjeçari ka bërë me faj edhe ish-bashkëshorten duke thënë se nuk e lejonte të takonte fëmijët pas divorcit dhe as në burg nuk i kishte lejuar që ti shkonin.

Ai u kap me pistoletën me të cilën kreu krimin pak momente më vonë, ku rezultoi nën efektin e alkoolit.

Kasemi shfaqi pendesë por tha se “Asgjë nuk kthehet pas”.

39-vjeçarja ishte tentuar të vritej edhe në vitin 2015 në plazhin e Golemit, kur Kasemi e kishte kërcënuar me armë dhe u desh ndërhyrja e pushuesve dhe më tej ajo e policisë për të parandaluar ngjarjen e rëndë, e cila u zhvillua në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit të sapodivorcuar.

Por duket se burgu, divorci dhe problematika me takimet me fëmijët janë bërë bashkë, duke bërë që Fadil Kasemi të humbë toruan dhe të ekzekutojë ish-bashkëshorten, pak pasi kishte dalë nga parukeria. /a.y/noa.al

Ish-deputetja kushurirë me gjyqtaren e vrarë: I morën jetën egërsisht një vajze të rrallë

Rrëfehet ish-burri i gjyqtares së vrarë, tregon arsyet e krimit

Publikohet dëshmia e gjyqtares së vrarë, tregon si e fali burrin në vitin 2015

Ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten, pranga ish-burrit të gjyqtares

Biseda e gjyqtares me kolegen para ekzekutimit: Kam frikë, ai mund të më vrasë

Vritet me armë zjarri një gjyqtare në Tiranë, i dyshuar ish-bashkëshorti

Ekzekutim me armë zjarri në Tiranë, burri vret ish-gruan