Transmetuar më 31-08-2017, 23:46

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 shqiptarëve të Kosovës ka ndodhur në Gjermani.

Mediat kosovare shkruajnë se 2 shqiptarë nga Malisheva kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti rrugor në Gjermani.

Bëhet fjalë se në aksident ka humbur jetën një çift të rinjsh.

Gjatë aksidentit kanë humbur jetën Labinot Kastrati dhe Elmedina Kastrati.

Familjarët e tyre e kanë dhënë lajmin në rrjetet sociale.

“Ju njoftojm të gjith miqet dhe shoket, në një aksident tragjik në Gjermani humbëm më të dashurit e familjes tonë Labinot Kastrati dhe bashkshortja e tij Elmedina Kastrati 24 vjeq.” – ishte njoftimi i njërit prej familjarëve të çiftit të ri.