Transmetuar më 31-08-2017, 20:51

Talenti francez Kylian Mbappe, bëhet me skuadër të re.

Futbollisti i Monacos është transferuar zyrtarisht te klubi i Paris Saint Germain.

Lajmi është bërë i ditur pas arritjes së marrëveshjes mes dy klubeve.

Mbappe kalon te PSG në formë huazimi por me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Mbappe pritet që në fund të sezonit të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.

Gjatë kësaj merkatoje PSG transferoi edhe brazilianin Neymar nga Barcelona, duke krijuar një ekip pretendent jo vetëm në Francë por edhe në Europë.

Kylian Mbappe ishte kërkuar gjatë kësaj vere edhe nga gjigandët e Real Madridit./a.k/noa.al/