Transmetuar më 31-08-2017, 18:38

Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.

Ai ka thënë në polici se është penduar për vrasjen e ish-gruas por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike, shkruan Gazeta Shqiptare.

Burri ka thënë se ka pasur një debat me ish-gruan ditwn e sotme para se ta qëllonte me armë, për çështjen e fëmijëve.

Mësohet se autori ka thënë në polici se ish-gruaja, nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit.

Po ashtu, edhe pas arrestimit të tij në 2015, pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg.