Transmetuar më 31-08-2017, 18:24

Në prill të vitit 2015, ish-bashkëshorti i gjyqtares Fildise Hafizit tentoi të vrasë këtë të fundit, në prani të fëmijëve. Përplasjet mes tyre ishin të shpeshta, deri sa ajo vendosi ta denoncojë.

Me kalimin e kohës, pas denoncimit dhe kërkimit të urdhrit të mbrojtjes, ajo ishte tërhequr nga padia e ngritur për ish-bashkëshortin.

Ajo tha në polici se e kishte bërë një gjë të tillë për hir të fëmijëve.

Hafizi ka deklaruar po ashtu se i shoqi pinte dhe luante bixhoz dhe për këtë arsye kishte vendosur të divorcohej me të, duke fituar vetë kujdestarinë e fëmijëve. Lexoni dëshminë e plotë në fotot bashkangjitur. /k.k/noa.al/