Transmetuar më 31-08-2017, 17:59

Rojet e sigurisë natyrisht që nuk kanë punë të lehtë të ruajnë një person të shumëkërkuar si Lionel Messi, por të largosh me forcë një fëmijë…

Kjo është thjesht mizore! Dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer as të zotit të punës, i cili ka ndalur vetëm për hir të fëmijës.

Ai është dukur qartësisht i nxehur në fytyrë dhe i ka bërë thirrje që ta lënë vogëlushin t’i afrohet.

Ky i fundit dukej që ishte në lot, por në fund të ditës ia doli që të takonte heroin e tij.

Në fund të ditës lotët ia vlejtën për të marrë shumë më shumë se një autograf të thjeshtë, por pak sekonda bisede me yllin e futbollit.