Transmetuar më 31-08-2017, 16:29

Kur ka kaluar vetëm pak kohë nga krimi i rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ditën e sotme ku gjyqtarja Fildez Hafizi u ekzekutua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, ky i fundit ka përfunduar në pranga.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 53 vjeçari Fadil Kasemi, autori i dyshuar i vrasjes së ish-bashkëshortes.

Arrestimi i tij në flagrancë erdhi pasi mesditën e sotme Fadil Kasemi, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish- bashkëshorten, shtetasen Fildez Hafizi 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.

Nga ana e saj policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur. /b.l/noa.al/