Transmetuar më 31-08-2017, 14:53

Keni vite e dekada, që na e shisni mutin e tyre si mjaltë të cilësisë së parë. Mjaltë që e keni shijuar për vete. E kur mjalti ka mbaruar, keni filluar të dhisni…atdheun, Shqipërinë. Sigurisht, të thjeshtët, ata që s’u marrin dot erë as pordhëve të atyre që ju u fshini prapanicat, edhe mund ta dhjesin atdheun, me plot të drejtë.

Nga Edmond Arizaj

Jo se po marr leje. Në fakt askush nuk merr leje, as të paktën në ndërgjegje.  I referohen Konicës, edhe përpiqen t’i ngjajnë beut. Por nëse Konica do ishte gjallë, jam i sigurtë që do kishte vrarë veten. Nga gjithë çka shkruar për shqiptarët, si ato ciniket, si mllefet, si inatet dhe shpirtëroret, atij i njohin veç “dhjerjen” që i bëri vendin. Gjeni ndokënd që i referohet Konicës për “shqiptarët që duan vendin e tyre”, dhe keni fituar çmimin e madh. Nuk ka. Të gjithë parapëlqejnë t’i bëjnë mutin vendit. Një modë, a trend që sa vjen e merr hov. Madje dukesh demode nëse nuk e bën. Akoma nuk e ke dhjerë atdheun?! Po na hiqesh si atdhetar, apo si nacionalist?

Atdheu është atje ku je më mirë, atje ku ndërton jetën. Sa më pëlqejnë globalistët dhe internacionalistët! Vetëm se nuk shpjegojnë dot pse edhe ata që kanë mbi 30 vjet jashtë atdheut lotojnë sa herë shkelin në këtë vend të dhjerë…Ashtu lotojnë edhe turqit. Edhe italianët. Edhe gjithë emigrantët…Nuk e kuptoj pse duhet të dhisni atdheun. Pse ndyni Shqipërinë. Kthejeni bythën nga vetja. Po sigurisht. Sepse ju dhjerësit e mëdhenj të Shqipërisë, keni qenë shpërndarësit e çdo lloj të pëgëre ardhur nga bythët e qelbësave që kanë drejtuar këtë vend dhe që ju u keni pastruar kolltukun ku kanë ulur të ndenjurat. Keni vite e dekada, që na e shisni mutin e tyre si mjaltë të cilësisë së parë. Mjaltë që e keni shijuar për vete. E kur mjalti ka mbaruar, keni filluar të dhisni…atdheun, Shqipërinë. Sigurisht, të thjeshtët, ata që s’u marrin dot erë as pordhëve të atyre që ju u fshini prapanicat, edhe mund ta dhjesin atdheun, me plot të drejtë. Sepse nuk kanë dy jetë. Fëmijët e tyre nuk kanë dy jetë. Fuqitë e tyre nuk janë përjetë. Duan jetë më të mirë. Nuk duan të shkelen me këmbë. Nuk duan t’i urdhërojë injoranti, servili dhe I forti. Ndaj e dhjesin këtë atdhe. Por ju jo. Ju nuk mund ta dhisni. Ju duhet ta provoni së bashku me ata që nuk munden të ikin prej tij. Sepse ju na e keni gatuar këtë çorbë me të pëgëra. Ju që na reklamoni mjaltë dhe na shisni mut. Dhe pandershmërisht ulërisni; çdo njeri ka të drejtë të ndryshojë. Jo mor jo. Nuk ka ndryshim kur nuk të plotësohen më qejfet, nuk ka ndryshim kur të japin mut e ke pritur mjaltë. Ky quhet kurvllëk. Nëse nuk i ke njohur se janë prodhues muti, dhe më keq akoma i ke njohur për tregtarë mjalti, apo shumë më keq, e ke ditur çfarë shesin dhe nuk na i ke thënë sepse prisje mjaltë për vete, ik, prano që gabove dhe ik, fshihu, hesht. Boll e dhjetë atdheun. Boll i dhjetë çdo emër 500 vjeçar këtij atdheu. Boll na bëtë si koka të internacionalizmit, e të mendimit intelektual qiellor. Hipokritë të dhjerë! Po të jetë për anarki, emigracion, kaçakllëk, mashtrime, prerje në besë, nuk ka nevojë edhe për fjalët tuaja. I dimë vetë. Kemi një jetë që i perfeksionojmë. Edhe dhjerjen e atdheut e të kujtdo figure të tij e bëjmë më mirë nga kushdo tjetër. Nëse ju mund t’i mësoni këtij populli se si ta dojë vendin e tij, se si mos ta dhjesë atë, t’i mësoni se si t’i kapë për bythe ata që e kanë dhjerë edhe e dhjesin në emër të tij e t’i flakë tutje, nëse i tregoni se si kanë ecur para ato shtetet ku emigrojnë dhe të përpiqen të bëhen si ata, nëse i tregoni se si ata popujt e tjerë nuk e dhjesin vendin e tyre, por e pastrojnë, nëse para se të zhvishni të parët tuaj, të mësoni sadopak prej tyre, atë çka ka vlerë; dhe pas gjithë kësaj nuk ka asnjë ndryshim…atëherë po, ju mund ta dhisni atdheun dhe njerëzit e tij.