Transmetuar më 31-08-2017, 14:10

Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, me pasojë një grua të vdekur në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, ku paraprakisht dyshohet se burri ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.

Mësohet se viktima ndodhej në një makinë tip Benz C Clas ngjyrë gri, të parkuar në rrugë.

Bëhet e ditur se viktima F.K., 39 vjeçe ka debatuar ashpër me autorin dhe më tej është drejtuar për nga makina për t’u larguar, por ish-bashkëshorti e ka qëlluar dy herë me armë, duke e lënë të vdekur në vend.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të pakta, pasi krimi ka ndodhur vetëm pak momente më parë. I dyshuari për krimin me iniciale Fadil Kasemi, 53 vjeç u arrestua pak momente pas krimit. Sakaq flitet se viktima është një me profesion gjyqtare.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila pritet të japë detaje në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese