Transmetuar më 31-08-2017, 11:12

Goditje e Lazio-s në ditën e fundit të merkatos. Skuadra bardhekaltër ka marrë Nanin nga Valencia.

Anësori portugez, ish-lojtar i Manchester United ka zbritur këtë mëngjes në Romë ku është drejtuar për në klinikën mjekësore Piadeia.

Më spanjollët e Valencias është rënë dakort për shifrat e 10 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

30-vjeçari kaloi vetëm një sezon në Spanjë me 25 paraqitje të La Ligës gjatë kohës së tij të shkurtër, duke marrë çmimin e tyre të lojtarit të sezonit.

Pas dhënies së titullit Euro 2016 me Portugalinë, Nani u transferua në Valencia nga klubi turk Fenerbahçe ku ai kishte kaluar një sezon të vetëm.

Lazio ka bërë “shooping” edhe në Portugali duke i rrëmbyer Braga-s dy lojtar të talëntuar për shifrën e 26 milionë euro. Ata janë Bruno Jordão e Pedro Neto. /b.l/noa.al/