Transmetuar më 30-08-2017, 12:27

Një krim i rëndë në familje është shënuar gjatë së martës, ku babai ka vrarë foshnjën e sapolindur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viti të Kosovës, ku mësohet se nëna e foshnjës ia kishte lënë të voglën bashkëshortit për ta kujdesur.

Gruaja kishte pasur probleme shëndetësore dhe kishte shkuar në spital për mjekim, por në kthim nuk e ka gjetur të bijën.

Vogëlushja ishte mbytur nga i ati i cili e kishte hedhur në një kanal pranë shtëpisë.

E sinjalizuar për ngjarjen policia vuri në pranga autorin e dyshuar, një shqiptar i Maqedonisë, i cili jetonte në Viti.

Ndërkohë trupi i pajetë i së miturës u dërgua për t’iu bërë ekspertiza mjeko-ligjore.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi tronditës, ndërkohë që nëna e së miturës ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike prej tronditjes së pësuar. /a.y/noa.al