Transmetuar më 30-08-2017, 08:30
Publicitet

Myku i thonjve të këmbëve është një siklet i vërtetë për shumë njerëz, i cili kërkon kurim pasi mund të kthehet në një problem serioz.

Por për gjithë ata që vuajnë nga ky problem, ekziston një recetë e thjeshtë e cila mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe bëhet fjalë për pak përbërës.

Në një enë me ujë ku do të fusni këmbët, hidhni një filxhan uthull molle, aty futni këmbët dhe mbajini për 15 minuta.

Më pas thajini këmbët me një peshqir dhe në të njëjtën masë shtoni dhe pesë lugë sodë buke dhe futini këmbët edhe 15 minuta të tjera. Pas kësaj thajini këmbët mirë me peshqir.

Këtë veprim këshillohet që ta bëni dy herë në ditë dhe do të shihni se rezultatet do duken menjëherë.

Soda shërben për të parandaluar rritjen e kërpudhave, ndërsa uthulla në saj të aciditetit që e karakterizon, nuk lejon që kërpudhat të mbijetojnë. /a.y/noa.al

Loading...