Transmetuar më 29-08-2017, 23:14

Virgjëresha dhe Ujori

Përputhshmëria mes Virgjëreshës dhe Ujorit është e shkruar në yje. Kjo për shkak se ata të dy kërkojnë që të ndryshojnë të ardhmen dhe mendojnë për ta bërë atë sa më perfekte. Ndërsa, Virgjëresha do të ndihmojë njerëzit, duke u kujdesur për ta, një Ujor dëshiron t’i ndriçojë të gjithë me njohuritë dhe fuqitë që mund të ketë.

1. Virgjëresha përfundimisht njeh disa truke që i përdor në dashuri, përmes të cilave arrin ta bëjë partnerin/en skllav/e. Të lindurit në këtë shenjë e dinë saktësisht se cilat strategji duhen për të afruar ata që janë të interesuar për dashurinë e tyre.

Ujori është ai që ka shumë interes për mprehtësinë dhe përpikmërinë e Virgjëreshës. Kjo mund të duket disi e pazakontë, por, kjo është ajo që i bën ata një çift perfekt.

2. Ne të gjithë e dimë se të kundërtat tërhiqen, Virgjëresha praktike dhe Ujori ëndërrimtar, duket se e plotësojnë njëri-tjetrin si asnjë tjetër.

Luani dhe Peshorja

Ndoshta janë çifti më interesant i horoskopit. Një Luan krenar që do të tërhiqet dhe adhurojë një Peshore simpatike. Të dyja këto shenja kanë një personalitet të forte dhe të dyja admirojnë njëra-tjetrën.

1. Luani me qëndrime “unë jam në qendër të vëmendjes”, “unë jam në krye” e bën Peshoren të mendojë se ky është një ‘qëndrim prej mendjemadhi’, por njëkohësisht është shenjë për të treguar një personalitet të fortë, shkruan Shije. Por gjithsesi, Peshorja dhe Luani janë komunikues të mirë. Prandaj, kurrë nuk do të ketë një hendek komunikimi mes tyre.

2. Luani është shenjë egoiste dhe Peshorja është një shenjë e shoqërueshme dhe e këndshme. Kjo i bën ata të dy të rrinë me njëri-tjetrin.

3. Peshorja dashuron mënyrat e sofistikuara të Luanit dhe mënyrën se si ata i prishin paratë me luks. Në përgjithësi, ata të dy kërkojnë një mënyrë jetese joshëse dhe të pasur. Nuk është çudi që ata bien të dy në dashuri me njëri-tjetrin!