Transmetuar më 27-08-2017, 07:51

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë.

Në një prononcim për mediat ditën e djeshme, pas takimit të Kryeministrave të rajonit me ftese të Kryeministrit Edi Rama, ajo tha se Beogradi e kundërshton fort anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kjo nuk është axhendë mesa di unë dhe Serbia nuk mund të votojë. Nëse është në axhendë, kjo çështje ose nëse do të jetë në axhendë, Serbia e kundërshton fortë këtë. Janë shumë arsye përse! E para Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është arsye e fortë pse nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, u shpreh ajo.

Brnabiç shtoi se vendet duhet të përqendrohen në integrimin rajonal dhe njëkohësisht të përparojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shprehu bindjen se dialogu do të vazhdojë dhe se Serbia është aty.

“Ne duhet të kemi një marrëdhënie sa më të mirë të jetë e mundur dhe duhet të ndjekim hapat për të cilat jemi dakordësuar. Serbia ka bërë shumë për të implementuar të gjitha pikat në procesin e dialogut dhe kemi nevojë që Prishtina të fillojë të punojë me pjesët më të rëndësishme të marrëveshjes për stabilitetin e komunitetit serb. Unë shpresoj që dialogu do të vazhdojë”, tha ajo më tej.

Lidhur me marrëdhëniet me Shqipërinë, deklaroi se marrëdhëniet janë fantastike dhe sa vijnë dhe po përmirësohen dita-ditës, duke nënvizuar se sheh një të ardhme të ndritur për rajonin”. /a.y/noa.al