Transmetuar më 26-08-2017, 20:12

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

E premtja ka qenë dita e fundit në jetë për Armend Bujupin.

Shqiptari nga Kosova që jetonte në Belgjikë ka humbur jetën pasi është goditur nga kampioni në qytezën, Berloz, shkruan Indeksonline.

32 vjeçari nga Arllati i Drenasit ishte duke u kthyer nga puna na orën 2 të mëngjesit kur është goditur nga kamioni.

Bujupi ishte baba i dy fëmijëve ndërsa pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen.

Viktima thuhet se ka ndërruar jetë në vend.