Transmetuar më 26-08-2017, 16:03

Babë e bijë kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë të ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Mediat vendase raportojnë se në aksident janë përfshirë Gëzim dhe Agnesa Nitaj.

Mësohet se babë e bijë janë nga fshati Frenoc i Deçanit.

Gjatë aksidentit të ditës së djeshme mbetën të plagosur edhe 4 persona.

Gjithashtu një njoftim nga bashkëfshatarët është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku njoftohet se Gëzimi dhe Agnesa do të varrosen sot nga ora 17:00 në varrezat e fshatit.

Ja njoftimi i plotë

Me pikëllim të thellë, njoftojmë bashkëfshatarët, shokët, miqtë dhe dashamirët për ndarje nga jeta në mënyre tragjike të bashkëfshatarëve tonë, Gëzim (Halil) Nitaj dhe vajzës Agnesa (Gëzim) Nitaj.

Varrimi i të ndjerëve behet sot më 26 gusht 2017 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Drenoc.

Ndarja nga jeta e të ndjerëve është humbje dhe dhimbje shpirtërore për gjithë familjen, fshatin dhe mbarë dashamirët e farefisin.

Gjithashtu rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që ka dhënë edhe inicialet e viktimave.

Njoftimi i plotë i Policisë

Informoheni se me datën 25 gusht 2017 rreth orës 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e katër (4) të tjerëve. Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor. Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, ndërsa viktima nr 2 ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, ku me urdhrin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar në rrugët malore në këtë rast i njëjti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.