Transmetuar më 24-08-2017, 00:47

Nga Spartak Ngjela

Janë të shumtë ata që më pyesin: ku e ke garancinë ti kur thua se vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të bëhet, kur nga ajo reformë cënohet thuajse e gjithë kjo klasë politike? Natyrisht që të gjithë ju që keni shprehur këtë rezervë keni të drejtë.

Por unë jam i sigurt kur them se e di më siguri të plotë që, nëse kjo klasë politike nuk e vazhdon Reformën, ose e bllokon atë, Amerika është e vendosur që të ushtrojë embargo absolute mbi Shqipërinë.

Brenda kësaj, asnjë qeveri në Shqipëri nuk mund të qëndronte dot në pushtet me shume se tre muaj. Reforma është e sigurt; dhe dorëzimi i gjësë së vjedhur është i sigurt: një nga një e që të tërë do t’i dorëzohen vetingut.

Nuk ka fuqi askush t’i kundërvihet.

Kështu tha dhe Saliu në vitin 1997, kur bllokoi politikën amerikane në favor të Beogradit dhe kundër bombardimeve në favor të Kosovës: por shqiptarët e bënë copë-copë me tre apo katër emisione të Zërit të Amerikës.

Embargoja dhe Zëri i Amerikës, janë edhe më të vështirë për t’u përballuar.

Prandaj: Rrini të qetë – Reforma në Drejtësi ka filluar, atë nuk e ndalon dot më asgjë dhe askush…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al