Transmetuar më 22-08-2017, 21:13
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, regjisori dhe aktori i njohur shqiptar Sotiraq Çili.
Lajmi bëhet i ditur nga Teatri i Korçës ku Çili zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Sotiraq Çili lindi në Korçë, më 15 mars të vitit 1942.
Ai përfundoi Institutin e Lartë të Arteve për aktor dhe për shumë vite ka qenë aktor i teatrit “A. Z. Çajupi” të Korçës.
Filmi i parë ku ai mori pjesë ishte “Flamur me dallgë” në vitin 1970.
Ai ka vijuar më pas në filmat “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjeneral Gramafoni” , “Pas gjurmëve”, “Një natë nëntori”, “Karnavalet”, “Prita”, “Vjeshtë e nxehtë” etj.
Në vitin 1988 ai interpretoi në filmin Rikonstruksioni me regji të Vladimir Kasaj dhe skenar të Vito Koçit./a.k/noa.al/