Transmetuar më 21-08-2017, 22:55

Zbardhen detajet e atentatit me eksploziv ndaj Presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri.

Sipas Balkanëeb, Qarri ndodhej në një lokal në momentin e shpërthimit, ndërsa automjeti tip Hummer, ndodhej I parkuar praën lokalit.

Si pasojë e shpërthimit automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme por nuk ka të lënduar në njerëz.

Në dëshminë e tij, Qarri ka thënë se nuk ka konflikt me njeri.

“Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin. Kur dola nga lokali pashë makinën time. Meondova se është shkëndijë elektrike, ndërsa makina ishte e parkuar prej 5 orësh. Nuk kam konflikt me askënd. Nuk kam as borxhe ndaj nuk I frikësohem njeriu”, është shprehur Qarri.

Naim Qarri është biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.