Transmetuar më 21-08-2017, 20:49
Në të paktën 14 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot më 21 gusht 2017 u shënua eklipsi i plotë i Diellit.
NASA nisi një maratonë transmetimi të drejtpërdrejtë të pamjeve filmike të këtij eklipsi.
Për herë të parë në transmetimin direkt të një eklipsi, janë përdorur risitë e teknologjisë më të fundit, përfshirë cilësinë më të lartë HD dhe pamje 360 gradë.
NASA siguroi se asnjë rrezik nuk i kanoset planetit Tokë dhe ne, banorëve të saj, nga ky eklips.
Ndiqni galerine e fotove si dhe drejtpërdrejt eklipsin e plotë të diellit që po transmetohet nga NASA me pamje të teknologjisë së fundit nga disa shtete në SHBA duke klikuar këtu.