Transmetuar më 21-08-2017, 17:30

Tashmë dihet që prej vitesh emigrantët janë preja kryesore e hajdutëve shqiptarë. Një “fat” të tillë ka patur sot një emigrant i cili  pa e kuptuar ka rënë pre e një grabitjeje në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur tek pazari i Korçës, teksa emigranti nga Erseka, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte shkuar në një pikë këmbimi valutor për të konvertuar paratë nga euro në lek, por është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Grabitësit kanë marrë çantën ku kishte paratë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Emigrantit nga Erseka të sapo kthyer nga Greqia në vendin tonë, i janë grabitur jo pak, por 15 mijë euro.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka denoncuar në polici rastin, ku sipas tij një person i paidentifikuar i ka marrë çantën plot me para.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /b.l/noa.al/