Transmetuar më 21-08-2017, 15:42

Dy persona kanë gjetur vdekjen në rrethana të dyshimta në Elbasan dhe Vlorë.

Gjatë ditës së sotme në urgjencën e Elbasanit është dërguar i vdekur dhe pa shenja dhune 41- vjeçari F.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Vidhas.

Mësohet se viktima është gjetur i pa jetë nga familjarët e tij, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij nuk janë ende të qarta.

Ndërsa rasti i dytë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në spital i vdekur nga familjarët shtetasi L.L., 46 vjeç, banues në fshatin Bestrovë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i vdekjes për të dy rastet të ketë qenë infrakti akut i miokardit.

Megjithatë lidhur me të dyja rastet po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/