Transmetuar më 21-08-2017, 14:29

Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Fier dhe Tiranë, ku një burrë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kushtet e depresionit, ndërsa një vajzë ka prerë damarët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Marinëz të Fierit, në kasollen pranë banesës, është gjetur i vetëvarur nga familjarët, 41-vjeçari Sh.N.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ai kishte shfaqur shenja depresive dhe mendohet se akti fatal është ktyer në gjendje të rënduar psikologjike.

Po dje një grua në Tiranë ka tentuar fundin tragjik, duke prerë damarët e dorës.

A.G., 29 vjeçe banuese në Tiranë, dyshohet se në banesë në kushtet e depresionit ka prerë damarët e dorës me thikë.

E reja u gjet e gjakosur nga familjarët, të cilët u dërguan me urgjencë për mjekim në spital.

Pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar nga deklarimet e familjarëve, 29-vjeçarja e ka kryer aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. /a.y/noa.al