Transmetuar më 21-08-2017, 14:11

Një pushues nga Maqedonia, i cili po përballonte të nxehtin e së dielës në plazhin e Durrësit, ka përfunduar në spital.

Në sektorin ‘Hekurudha’ në plazh, Q.A., 46 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni, duke u larë në det dhe është hedhur me kokë në ujë, e për pasojë ka marrë dëmtime në qafë.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se gjatë zhytjes ai ka përplasur kokën në fundin e detit, duke u dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për vlerësim. /a.y/noa.al