Transmetuar më 21-08-2017, 13:24

Gjendet një çantë e dyshimtë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, e cila për shkak se dyshohej se mund të kishte lëndë plasëse vuri në lëvizje policinë.

Bashkëpunëtori i Noa.al nga vendi i ngjarjes i cili sjell edhe fotografitë bashkëngjitur, tha se bëhet fjalë për një çantë të kuqe e lënë në mes të rrugës.

Ka qenë një telefonatë në polici ajo që ka vënë në lëvizje uniformat blu të cilat kanë marrë masat për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Në vendin e ngjarjes mbërriti njësia antieksploziv e cila pas verifikimeve të rastit, nuk gjeti lëndë plasëse, por rroba.

Mësohet se çanta i përket një gruaje të moshuar, por nuk dihen ende arsyet e lënies së saj në rrugë.

Ndërkohë siç shihni dhe në fotografi, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën, duke krijuar momente paniku. /a.y/noa.al