Transmetuar më 21-08-2017, 11:58

Me anë të një letre, drejtuar autoriteteve italiane për ekstradimin e Alket Hatijas, ministria e Drejtësisë shqiptare ka kërkuar garanci nga shteti fqinj.

Në shkresë caktohet se sipas kodit penal çështja duhet të rishqyrtohet, ndërsa MD kërkon garancinë e Italisë.

I ashtuquajturi "baroni" i drogës, Alket Hatija, nga Berati, është dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik droge.

Autoritetet e drejtësisë italiane kanë deklaruar se ky person, në vitet 2003-2004, është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë.

Ai u arrestua pak kohë më parë në një bunker të përshtatur si vilë luksoze në Berat. Nga hetimet e autoriteteve italiane, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine. /k.k/noa.al/