Transmetuar më 21-08-2017, 11:41

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në mesazhin e shpërndarë për mediat, Basha shkruan se Rexhepi ishte një njeri i veçantë që i shërbeu vendit.

Po ashtu, Basha përmend edhe takimet e shpeshta që ka pasur me Rexhepin.

Mesazhi i ngushëllimit:

Bajram Rexhepi ishte njeri i veçantë dhe shqiptar i madh. Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.

Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.

Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij.

U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!​ /k.k/noa.al/