Transmetuar më 21-08-2017, 10:10

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur rrahjen e gazetarit Elvi Fundo, i cili u qëllua me sende të forta duke përfunduar në spital.

Si i dyshuar për ngjarjen, gjatë mbrëmjes së djeshme u bë arrestimi i Ilir Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë .

Ai dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 8 mars, ku është goditur me sende të forta shtetasi Elvi Fundo.

Ishin hetimet e efektivëve të komisariatit nr.3 ato që çuan në identifikimin dhe arrestimin e 42-vjeçarit.

Ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al