Transmetuar më 21-08-2017, 08:58

Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Aleksandër Bardhit në shtator të vitit të lënë pas, por Albiano Xhezairi 21 vjeç, i njohur ndryshe si Albi Xhezairi, rezulton që prej tre muajsh të jetë i arrestuar, ndërkohë që të gjithë e dinin në arrati.

Ai ndodhet në një burg në Athinë, i arrestuar gjatë një operacioni disa ditor të policisë greke i kurorëzuar në 11 maj në lagjen “Galatsi” të Athinës.

Xhezairi, u prangos nga policia helene si i përfshirë në një grup kriminal të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më konkretisht ishte e personit që vinte nga Athina ne kufirin e gjelbër.

Pasi merrte lëndën narkotike ai e çonte atë në banesën me qera ku rrinte në Athinë, ndërsa më tej e shiste.

Gjatë kontrollit në banesë 21-vjeçarit i’u gjet 3 kilogramë e800 gramë marijuanë, një pistoletë, një thikë dhe një peshore.

Mësohet se së fundmi policia e Sarandës është njoftuar për arrestimin e Xhezairit, ndërkohë që kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tij.

Albi Xhezairi, rezulton i dyshuari kryesor për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Emri i tij u rikthye sërish në vëmendje pas ekzekutimit që i’u bë në oborrin e banesës së tij në Ksamil, Vangjel Çikos të shtunën mbrëma.

Dyshimi kryesor i krimit tronditës është ai i hakmarrjes, kjo pasi Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar si i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator 2016.

Dhimitër Çiko, akuzohet se bashkë me Albi Xhezairin dhe Amarildo Lamen, kanë vrarë Aleksandër Bardhin.

Ndërkohë më 12 dhjetor 2016, u vra edhe babai i Albi Xhezairit, Agron Xhezairi 53 vjeç.

Që të dyja këto krime, dyshohet se kanë ndodhur për hakmarrje lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit. /a.y/noa.al

Hakmarrja me 3 të vrarë, si nisi seriali i krimeve për kanabisin e vjedhur

Vrasja për hakmarrje në Ksamil, gruaja dhe vajza i panë autorët

Ekzekutim me armë zjarri në Ksamil, e vrasin brenda makinës në oborrin e shtëpisë