Transmetuar më 21-08-2017, 08:30

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamje nga Berati, për t’u uruar ndjekësve të tij në rrjetet sociale mirëmëngjes.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike mbi urën lidhëse të Mangalemit me Goricën në Berat”, shkruan Rama në Facebook.

Por ky postim i tij, është përballur me një lumë komentesh, të cilat janë të mbushura me kritika të ashpra për kreun e qeverisë.

“Mirëmëngjes z.Edi Rama, dua të më përgjigjesh lëreni Beratin dhe hipi makinës dhe merr rrugën lart fshatrave deri në Rehovë dhe shiko çfarë katastrofe është bërë nga zjarri. Po flemë me frikë, njerëzit aty po përballen me zjarrin dita ditës. Të lutem më kthe përgjigje”, shkruan një qytetar.

Një tjetër komentues thotë se, “Negociatat nuk i hape, tani po bllokon vizat z.Rama......????????”.

“Po nxirre edhe malin sipër që u dogj o pasha. Mos tall trapin me njerëzit”, vijon një tjetër koment.

Një tjetër qytetar i shkruan, “I ngope shqipot me foto e punë hiç, zero” /a.y/noa.al